“Më ndaluan, më thanë s’ka mbushur ditët e zotit…”. Flet kunati i Zhaneta Josifit: Ato nuk…

vajzat.png

Kunati i Zhaneta Josifit në një deklaratë për ABC Neës është shprehur i tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa thekson se kishte që në muajin mars që nuk i kishte parë vajzat. Sipas tij nëna dhe vajza mund të jenë rekrutuar.

“Kam që në mars që nuk i shihja vajzat, sidomos Anisën. Kisha më shumë se 2 muaj që nuk i shihja fare Zhanetën dhe Blertën. I shkova në shtëpi kërkova Anisën dhe më thanë  nuk e lemë të dali se nuk ka bërë ditët e zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare.

I kam folur dhe për punën e fesë, por me urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër tek “Selvia”. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin”, ka treguar ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303