Më në fund ! Irina Shayk flet pas ndarjes nga Bradley Cooper

Modelja e Victoria’s Secret,  Irina Shayk u pa në formën e saj më të mirë teksa pozonte për kopertinën e verës së Harper Bazzar. Kjo është intervista e parë e Irina Shayk që pas ndarjes nga partneri i katër viteve të fundit, Bradley Cooper.

Edhe pse është një ndër modelet më të suksesshme, Irina është shprehur se edhe ajo ka ditët e këqija dhe se ajo nuk është perfekte

Shayk ka folur  për vëmendjen publike për ndarjen e saj nga Bradley, duke e cilësuar si kuriozitet.

Mendoj se janë thjesht qeniet njerëzore: nëse nuk mundesh ta kesh, dëshiron ta kesh. Nëse ka një perde që të pengon, do ta hapësh perden. Është kuriozitet besoj. Por a besoj unë te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj.” /real-news.tv/