Më në fund mbaruan?! 1 muaj për të certifikuar zgjedhje monopartiake

1545654956_KQZ2017-770x440-639x365.jpg

Më 30 qershor u zhvilluan një palë zgjedhje ku ishte një palë e cila votoi dhe numëroi por kur ka kaluar thuajse 1 muaj nga ky proces ende nuk kemi një rezultat të certifikuar. Por siç duket makthi nuk do të zgjasë edhe shumë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëron se nesër në datë 27 korrik, ora 10.00 është thirrur mbledhja e radhës e këtij institucioni me rend dite: Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari Denar Biba dhe tre anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri, ndërkohë që në këtë listë thirrjeje nuk gjendet kryetari Klement Zguri. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303