fbpx

“Më në fund me djalë”

gota-shambpanje.png

Sezoni i verës do të gjeje të hapur ByPass e Fierit dhe të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama jep këtë lajm duke thënë se është marrë aprovimi i fundit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e rrugëve.

Në një status të shkurtër mjaft entuziast, ku shfaqet nga fjalët e zgjatura dhe nga shprehja me humor “Më në fund me djalë”, kreu i qeverisë thotë se puna nis për pak ditë dhe në qershor traseja do të jetë e hapur.

Sot, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi përmbylljen e procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *