fbpx

Më në fund moderatorja shqiptare na prezanton për herë të parë me vajzën e saj

Moderatorja e njohur shqiptare Vilma Masha më në fund u dorëzua dhe vendosi ta prezantonte vogëlushen e saj 9 muaj pas lindjes.

Në një intervistë për “Star People”, ajo ka treguar jetën e re si nënë dhe si ka ndryshuar gjithçka pas lindjes së Seas.

“Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin. Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë; që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea”, është shprehur moderatorja sportive.