fbpx

“Më në fund….”. Pas infektimit nga COVID, Florjan Binaj jep lajmin e madh, ja ç’i ka ndodhur…

Pak ditë më parë aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj njoftoi gjithë ndjekësit e tij me anë të një statusi në Instagram se ishte prekur nga COVID. Por pas izolimit në shtëpi, Binaj ka bërë sot me dije se  ‘rreziku’ ka kaluar. Asnjë nga familjarët e aktorit nuk rezulton i prekur nga Covid, e nga ana tjetër përgjatë kësaj kohe, gjendja shëndetësore e Florit ka vijuar njësoj. Ai ka bërë një postim në InstaStory, ku ka bashkangjitur edhe një falenderim.

“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, ka shkruar Flori.