Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Kavajë ku u plagos me armë sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.
Por pak më parë vetë Okshtuni ka reaguar për ngjarjen duke zbuluar se si nisi sherri.
“Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Bledar Okshtuni u plagos me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzin.
Ndërkohë në kërkim nga policia janë shpallur edhe ish-punonjësi i policisë Merkel Shtylla dhe Dorian Troplini punonjës bashkie të përfshirë në këtë ngjarje.