“Më pis edhe se 17 Maji”/ Topalli reagon ashpër ndaj Bashës, i publikon deklaratat e bujshme

Ish-Kryetarja e Kuvendit, dhe një prej personaliteteve më të rëndësishme prej dekadash e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e ka konsideruar marrëveshjen e palëve për Reformën Zgjedhore si: “Më pis edhe se 17 Maji”.

Topalli ka reaguar ashpër dhe është shprehur se e sotmja ishte vetëm shfaqja e shëmtuar publike e një marrëveshje private e okulte të bërë prej kohësh.

“Dhe kjo, është më e zezë se ajo e 17 majit. Në historinë 30 vjeçare, pas rrëzimit të sistemit diktatorial, asnjë politikan, as i majtë as i djathtë nuk ka shitur misionin opozitar kështu siç e bën ky.

Dhe kësaj rradhe e bën,pasi ka dorëzuar e djegur mandatet e opozitës, pasi i ka dhuruar gjithë bashkitë kundërshtarit, pasi ka nxjerr PD nga cdo përfaqesim,e pasi e ka dëbuar nga sistemi.

Pasi ka hedhur flakë e molotov, pasi ka sulmuar aletatët tanë ndërkombëtarë , pasi urdhëroi djegien e shkollave dhe shpresoi në një përplasje të qytetarëve me njëri tjetrin…

Pasi kishte premtuar se do rrëzonte Ramën, se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor, pasi premtoi se do bënte zgjedhje lokale e politike në një ditë, e pastaj se do i bënte me 13 tetor….dmth pasi genjeu ,siç din ta bëjë vetëm Lulzimi…. Sot, publikisht u ul në tavolinë ( për zgjedhjet) edhe me Gjiknurin , me atë të dosjes 184, të përgjimeve të Bild”, shkruan Topalli.

Sipas saj, Basha “revolucionin” e filloi pak dite pasi u ri aktivizu dosja e 1 milion dollarëve të lobimit, dhe e mbylli sot, një ditë pas pushimit të saj si çështje.

Më tej, ish kryeparlamentarja shprehet se me 17 majin Basha, pasi plagosi rëndë PD, i dha mandatin e dytë Rames;

“Me pazarin e fundit, pasi e zhduku PD nga cdo institucion, i dhuroi mandatin e tretë. Kam vite që kam përseritur se : Pa hequr Lulzimin nuk ik Rama”, përfundon Topalli duke sjellë në vëmendje pjesë nga disa deklarata gjatë revolucionit të Bashës.