23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Me plis në kokë në PE: Mbroni lumenjtë!

spot_img

Lumenjtë e Shqipërisë, në veçanti Valbona dhe Vjosa, nuk janë vetëm pasuri e jashtëzakonshme e popullit shqiptar por e gjithë Evropës.

Këto mrekulli natyrore sot rrezikohen nga dora e njeriut. Për këtë qëllim Bashkimi Evropian ka organizuar një konferencë me temë “Ruaj lumenjtë e Ballkanit, rezisto ndaj hidrocentraleve” e cila është mbajtur në zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Me plis në kokë dhe i vendosur në mbrojtje të natyrës shqiptare, aktivisti Arben Kola ishte në mesin e të pranishmëve.

“Mendoj që ju keni çelësin për të ruajtur paqen në Ballkan pasi që ajo që i lidhë njerëzit në Ballkan është natyra dhe turizmi. Këtë problem e gjejmë në Shqipëri, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë po ashtu. Prandaj besoj që duhet që të reagoni dhe të shpëtoni këtë industri e cila më bëri që të rikthehem dhe të jetoj në Shqipëri pasi që kam jetuar si një imigrant në Evropë më herët dhe nuk dëshiroj që të largohem përsëri. Prandaj ju lutem bëni diçka”, është shprehur Kola në fjalimin e tij para ligjvënësve dhe aktivistëve nga i gjithë Ballkani dhe Evropa.

Eurodeputetët dhe aktivistët e pranishëm nga e gjithë Evropa shprehën mbështetjen e tyre të pakufishme për mbrojtjen e lumenjve të mrekullueshëm të Shqipërisë, si pasuri e çmuar e gjithë kontinentit. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat