“Më shiko vëlla…”. Aksidenti i mori jetën, familjarë e miq në lot, dedikime drithëruese ndaj 26 vjeçarit

Një 26- vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në Itali.

Sipas mediave italiane,  dy makina, njëra Lancia Ypsilon ku udhëtonte djali shqiptar dhe tjetra Ëolksëagen, që drejtohej nga një 21- vjeçar janë përplasur kokë me kokë.

Jetmir Isufi është djali që nuk u shpëtoi dot plagëve të rënda, kurse personi tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai po kthehej nga puna që kishte filluar në ëndrrën e tij muzikën, për në shtëpi kur ndodhi aksidenti.

I riu ishte i apasionuar pas muzikës hip-hop.

“Më shiko nga atje vëllai im, kërce në re, unë do të shikoj në qiell dhe do të mendoj për ty, më mbro ashtu siç bëje gjithmonë kur ishim fëmijë, një copë zemër u largua përgjithmonë me ty por gjithmonë do të jetë e sigurt me ty. Pusho në avionin e paqes të dua ”, ka shkruar një nga miqtë më të afërt në rrjete sociale.