“Më shkonin lotët vu…”. Infermierja shqiptare rrëfim drithërues: Ishte vetëm këtu…

infermierja.jpg

Çifti Fatmir e Valbona Hyka kanë qenë sot në një lidhje ‘Skype’ në emisionin  “Me Zemër të Hapur” ku kanë rrëfyer eksperiencën e tyre të hidhur në Itali në luftën me COVID-19.

Fatmiri transporton me ambulancë pacientët me COVID 19, kurse Valbona iu shërben atyre si infermiere.

“I shërbejmë pacientëve me COVID 19, më kujtohet një ditë kur ra zilja e alarmit për një pacient, shkova me shpejtësi për t’I dhënë ndihmën, por pacienti na la. E ndihmova, I ula jastëkun, i dhamë ndihmë e parë por ishte e pamundur ta rikthenim në jetë. Më shkonin lotët vu…se ai njeri ishte vetëm fare këtu, gruaja dhe djali ishin në shtëpi. Në spital ka pasur edhe shqiptarë të shtruar, pop o njërin e mbaj mend shumë mirë”,- tha Valbona.

Më herët edhe Fatmiri rrëfeu sfidën e përditshme.

“Cdo dite e jona eshte nje lufte e vertete, mua do me duhet cdo dite te perballem me paciente te semure rende apo me raste emergjence qe i shoqeroj me ambulance per ne spital. Edhe Vale cdo dite eshte ne sherbim te te semureve me Covid -19, pasi aty ku ajo punon te semuret me covid marrin sherbime te ndryshme pasi kjo si semundje shkakton shume probleme si gjakederdhje te brendeshme apo probleme pulmonare. Ne jemi te dy ne vijen e pare te luftes, po ta shikosh fytyren tone e kemi plot shenja nga mbajtja e maskes. Punojme rreth 12 ore ne dite. Kur vjen momenti qe shkojme ne shtepi eshte edhe ankthi me i madh pasi na duhet qe te perballemi me friken e infektimit dhe trasmetimin te vajza jone e cila ndodhet ne shtepi. Shume vuajtje, shume lufte me kete vrases te heshtur, shume vdekje kemi pare me sytë tane. Ne luftojme cdo dite dhe japim ndihmen tone per keta te semure te prekur me COVID 19. Puna jone eshte sa e lodheshme aq edhe e bukur. Cdo nate kur vendosim koken ne jastek lusim zotin te mos jemi infektuar”,- tha ai.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303