fbpx

‘Më shpëtoi…’/ Rrëfehet studentja që desh u përdhunua në Elbasan

Screenshot_1-3.png

22-vjeçarja Rovena Zekaj ka folur sërish në lidhje me tentimin për përdhunim ndaj saj nga 36-vjeçari me iniciale O.C.

Ajo tha se 3 djem kanë nisur ta ngacmonin teksa ajo ecte në rrugë.

“Ata sa kanë parë se unë kam marrë targën dhe thirra policinë, u larguan dhe u kthyen përsëri me një makinë tjetër me targë tjetër, një makinë blu. Policia erdhi dhe unë iu tregova se ata kishin ndryshuar makinën dhe tani nuk e dija targën dhe makina ishte blu. Policia zbriti nga makina por nuk veproi. Pastaj u futën në makinë dhe këta djem u sollën rreth pallatit dhe u kthyen përsëri ku isha unë”, vijoi më tej e reja.

Më tutje, Rovena u shpreh se 36-vjeçari ka tentuar ta përdhunojë atë.

“Sa isha duke kaluar rrugën unë pashë që një person ishte duke më ndjekur. Nuk ishte djalë i vogël, ishte një burrë. Më kapi nga krahu dhe prej fyti dhe më vuri në tokë. Ka hipur sipër meje dhe ka filluar të më prekë. Më ka shpëtuar vetëm fakti që është ndezur një dritë në një pallat”, thotë ende e tronditur Rovena.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303