fbpx

Më shumë se 1 mijë protestues të arrestuar në Londër

londer-protestuesit.jpg

Policia britanike njoftoi se më shumë se 1 mijë vetë janë arrestuar që prej fillimit të protestave masive mbi ndryshimet klimatike në Londër një javë më parë.

Policia njoftoi të hënën se totali i personave të arrestuar llogaritet në 1,065 që kur ai që njihet si ‘Rebelimi i zhdukjes’ nisi të paralizojë pjesë të Londrës qendrore për të theksuar nevojën për ulje të mprehta në përdorimin e karbonit. Vetëm ndaj 53 të arrestuarve janë ngritur zyrtarisht akuza për vepra penale.

Policia thotë se Ura e Waterloo-s u rihap, pasi u pushtua nga demonstruesit që nga e hëna e kaluar./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303