fbpx

Më shumë se 2800 gjoba për maskën, reagon Lleshaj, ja mesazhi i tij

lleshaj.jpg

Kanë kaluar vetëm katër ditë nga hyrja në fuqi e detyrimit për të mbajtur maske në rrugë dhe deri më tani janë gjobitur në total 2811 qytetarë.

Në lidhje me këtë ka pasur një reagim edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke nenvizuar se policia është e detyruar nga ligji për të kërkuar zbatimin e kësaj mase.

“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë“, shkruan Lleshaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303