fbpx

‘Më shumë se çmenduri’, një tjetër koment për aktin e Arta Vorpsit

Screenshot_2-6.jpg

‘Degradimi dhe rënia shtetit të së drejtës u noterizua sot’, kështu e ka cilësuar nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, aktin e sotëm të Arta Vorpsit. Me anë të një postimi në Facebook, Xhixho thekson se akti i ndërmarrë nga Arta Vorpsi është më shumë se çmenduri.

Sipas saj çdo veprim që bëhet ndesh me Kushtetutën është më shumë se antikushtetuese është diktaturë.

“Degradimi dhe rënia shtetit të së drejtës u noterizua sot. Dhe kur kjo bëhet nga juristë që pretendojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kjo është më shumë se çmenduri.

Kjo maxhorancë goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin, besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon këtë procedurë të marrjes së detyrës dhe komentet e çdo proçedurë tjetër është thjeshtë antikushtetuese dhe rrëshqitje drejt diktaturës së një individi kundër çdo vlere demokratike.

Neni 129

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.

Refuzimi i ketij modeli diktatorial antikombëtar është detyrë e çdo qytetari të lirë që beson ende te një Shqipëri europiane.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303