fbpx

Me skaf në Gjirin e Gramës/ Dhanë alarmin SOS, shpëtohen pas 7 orësh 3 të rinjtë

ngri.jpg

Është ngritur mbrëmjen e djeshme alarmin për 3 të rinjtë që kishin mbetur në mes të detit teksa kishin dalë për turizëm. Ata janë shpëtuar nga roja bregdetare i qytetit të Vlorës, pasi kishin mbetur në det në afërsi të Gjirit të Gramës.

Të rinjtë kishin marrë një skaf 7 metra të gjatë me dy motora, dhe kishin dalë në det rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme.

Rreth orës 20:30 ata kanë dhënë alarmin sos në det, për shkak se motorat e skafit kanë pësuar defekt, dhe menjëherë kanë lajmëruar rojet bregdetare.

Këta të fundit u nisën nga Sazani dhe Pashalimani, dhe vetëm pas mesnate kanë rënë në kontakt me të rinjtë që kishin mbetur në det.

Pas operacionit, kanë lidhur skafin e të rinjve, dhe kanë mundur që ti nxjerrin në breg të detit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303