fbpx

”Më tërhiqje vërejtje se pija pak…”, Spiropali dedikim rrëqethës për vdekjen e gardistit nga COVID

shofe.jpg

Sot humbi jetën nga koronavirusi gardisti Gani Potka, 58-vjeç. Më herët, ai kishte punuar edhe si shofer i ministres, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit ka bërë një dedikim rrëqethës ndaj viktimës.

“Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi.

12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s’kishe pirë kurrë një aspirinë.

Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s’kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë!”, shkruan Spiropali.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303