fbpx

“Më vjen keq të ta them si koleg por..”. Taulant Balla ia thotë troç Hajdarit

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i ka thënë deputetes Rudina Hajdari se fjala e saj dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ka qenë më e dobëta që ka mbajtur në Kuvend.

Sipas Ballës, Hajdari nuk ka folur aspak për rezolutën sepse s’ia kishte idenë.

“Po diskutojmë për rezolutën e integrimit të Shqipërisë në BE. Kryetarja jone e komisionit të integrimit europian as nuk foli për rezoluten, se s’ia kishte idene. Me vjen keq t’ia them si koleg se eshte fjala me e dobet që ka mbajtur në këtë Kuvend.

Në historinë e  këtij kuvendi kemi mundësi të bëjmë sherre sa herë të doni por jo kur lidhen me rezoluta që kanë të bëjn me Integrimin e vendit, që do të përkthehen në të gjitha gjuhët.

Unë të mirëkuptoj se vjen nga një fuzhë që ske pasur kurrë lidhje me këtë proces, por dua tiu kujtoj se i gjithë procesi i stabilizim asocimit është negociuar nga kryeministrat. Njërin e kemi pas meje, është zoti Majko, pastaj kryeministri Nano që pothuajse e mbylli marrëveshjen.

Nga ai moment Shqipëria nuk bëri më asnjë hap tjetër”, tha Balla në Kuvend.