TË FUNDIT

‘Më vjen turp që…’, përlotet Agron Llakaj

Jemi mësuar gjithmonë të na bëjë për të qeshur por këtë herë Agron Llakaj na ka treguar një tjetër anë të tij. Ai gjithnjë ka folur me mall për vendlindjen e tij, Memaliajn, por këtë herë ai është shprehur i trishtuar.

Teksa po fliste për vendin e tij të lindjes në emisionin Soirée në Top Channël Agron  Llakaj është përlotur dhe nuk ka mundur të vazhdojë më bisedën.

Kjo e gjitha e nisi kur Agroni po tregonte për gjendjen ekonomike dhe sociale të Memalijt, e cila sipas Llakajt është e mjerueshme.

‘Unë e thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj. Dhe e vetmja gjë që marr pas është dhimbja dhe trishtimi. Dhe duke parë që nuk ka asnjë të ardhme sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë se i morën minierën. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr i pafund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty… më vjen turp që e thashë tani këtë… Memeliaj është…’, kaq ka mjaftuar dhe Llakaj është përlotur dhe nuk ka mundur të vazhdojë më bisedën. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat