fbpx

Media austriake: Askush nuk do të bëhet president në Shqipëri, e pasuksesshme…

BIR_9105-600x360-1.jpg

Zgjedhja e presidentit të ri ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. “Askush nuk do të bëhet president në Shqipëri”, shkruan në një artikull e përditshmja austriake “Kurier”.

“Shqipëria ka presidentin deri më 24 korrik. Në këtë datë i skadon mandati kreut aktual të shtetit shqiptar, Ilir Meta. Për momentin është jashtëzakonisht e pasigurt se kush do ta pasojë, sepse asnjë parti parlamentare nuk ka propozuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Afati i regjistrimit ishte dje, e diel, ora 16:00.

Sipas procedurës aktuale, Presidenti i Shqipërisë zgjidhet në pesë raunde. Seanca e Kuvendit është caktuar për të hënën, kur duhet të zhvillohet edhe votimi i dytë. Për shkak të mos regjistrimit të kandidatëve, kjo paraprakisht konsiderohet e pasuksesshme”, raporton “Kurier”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303