Fyen shqiptarët, Ermal Meta i kthehet mediave italiane

Ermal_Meta.jpg

“Rolling Stone Italia” bëri një koment fyes ndaj shqiptarëve, pas tërmetit të fortë që kaloi Shqipëria.

Në rrjete sociale “Rolling Stone Italia” shkruante:

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias”.

Ky koment u fshi menjëherë, megjithatë ai u përhap me shpejtësi në rrjete sociale dhe askush nuk e priti mirë. Në lidhje me këto fjalë ka reagur edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili jeton dhe vepron në Itali.

 

Artisti i njohur siç duket është ndjerë po njësoj i ofenduar, ndaj nuk ka nguruar t’i kthehet kundër medias italiane.

“Nga kjo anë ne i quajmë ‘humbës’”, ka shkruar këngëtari në ‘Twitter’ përkrah shkrimit të “Rolling Stone Italia”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303