Media kundër Trump

05B5CAEC-D782-4946-9F2E-B1160D56A81B.jpeg

Disa grupe mediatike, duke përfshirë edhe Fox News iu bashkuan betejës ligjor të CNN-it për të rikthyer kredencialet e korespondentit kryesor të CNN, Jim Acosta.
Fox, media e cila drejtohet nga aleati Trump Rupert Murdoch, tha se heqja e kredencialeve të Jim Acosta ngre shqetësime lidhur me lirinë e shtypit.
“Fox News mbështet CNN në përpjekjet e saj ligjore për të rikthyer kredencialet e shtypit të gazetarit të Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë që ne nuk e tolerojmë tonin antagonist në rritje nga ana e presidentit dhe shtypit në mediat e fundit, mbështesin një shtyp të lirë, qasje dhe shkëmbime të hapura për popullin amerikan”, tha presidenti i kanalit të lajmeve Jay Wallace në një deklaratë të lëshuar disa orë përpara një seance gjyqësore federale mbi këtë rast.
Media të tjera që mbështesin argumentet e CNN në gjykatë përfshijnë Associated Press, Bloomberg, First Look Media Works, Gannett, Instituti i Gazetarisë Kombëtare të Shtypit, NBC News, New York Times, Politico, Fondi për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit, EW Scripps Company, Uashington Post.
“Nëse lajmi i ditës ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ekonominë ose mjedisin, gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë duhet të mbeten të lirë të bëjnë pyetje,” thanë grupet e medias në një deklaratë të përbashkët.
“Është e domosdoshme që gazetarët e pavarur të kenë qasje te presidenti dhe aktivitetet e tij, dhe se gazetarët nuk mund të ndalohen për arsye arbitrare”.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë tha në një paraqitje ligjore ndërkohë që ajo ka të drejtë të kufizojë qasjen e mediave te presidenti, duke kundërshtuar argumentin se veprimet e saj shkelin mbrojtjen e ndryshimeve të Parimit të Kushtetutës për një shtyp të lirë.
Me sa duket Donald Trump nuk do t’ia falë lehtë gazetarit të CNN-it me të cilin debatoi ashpër në konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Masa e menjëhershme ishte pezullimi i kredencialeve korrespondentit kryesor të CNN-it.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”, duke iu referuar faktit që gazetari insistoi të bënte pyetjet ndërkohë që një punonjëse donte ti merrte mikrofonin.
Trump më vonë tha se gazetarët mund të ndalohen nëse nuk tregohen “të respektueshëm”.
Aktivistët e fjalës së lirë kanë paralajmëruar se rasti ka implikime të rëndësishme dhe se zyrtarët publikë nuk duhet të ndalojnë qasjen ndaj gazetarëve nëse nuk e pëlqejnë mbulimin e lajmeve.
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë ankesën e CNN-it dhe u zotua të mbrohet me forcë kundër padisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303