fbpx

Mediat britanike shkruajnë për lidhjen e Xherdan Shaqirit me këngëtaren e njohur

dhurata-xherdan.jpg

“Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqëndrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar” – kështu e nis shkrimin e përditshmja britanike The Sun, dedikuar lajmeve që përfliten për një lidhje të mundshme mes futbollistit të nohur shqiptar Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj.

Raportet në vendin e Evropës Lindore tani insistojnë se ai ka krijuar një lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetaj.Bukuroshja brune, 27 vjeçe, ka publikuar vazhdimisht ‘selfie’ nga Londra në Instagram.

Fotografitë e fundit nga kryeqyteti datojnë në janar, mars dhe në fillim të këtij muaji.

Lëndimi i Shaqirit ka ndikuar që ai të ketë vetëm dhjetë paraqitje këtë sezon duke shenuar vetëm një herë.

Aktualisht ai është i lënduar dhe largimi i tij nga Liverpooli pritet të ndodhë në këtë verë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303