Mediat e huaja, jehonë protestës së opozitës

WhatsApp-Image-2019-03-16-at-12.36.10-675x450.jpeg

Mediat prestigjioze si ‘Washington Post’ dhe ‘The New York Times’ kanë shkruar artikuj për protestën e sotme të opozitës që po zhvillohet aktualisht përpara Kryeministrisë.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar”, shkruan Washington Post.

Gjithashtu, edhe ‘The New York Times’ ka pasqyruar protestën, duke shkruar se opozita kërkon zgjedhje tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe për t’u ulur për bisedime.

Protesta e opozitës ka nisur në orën 11:00 dhe nuk dihet se kur mund të përfundojë. Gjithsesi, policia i ka dhënë leje  për zhvillimin e protestës deri në orën 00:00./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303