Mediat e huaja po pasqyrojë situatën e tërmeteve në Shqipëri.
New York Times dhe Reuters shkruajnë se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë në dekada.
Ndërsa shkruan se tërmeti 6.4 ballë goditi vendin mëngjesin e së martën duke lënë të vdekur të paktën një person.
“Nuk dihet ende se sa njerëz u plagosën por disa persona janë dërguar në spital në Tiranë,”-shkruan New York Times.
Media citon zyrtarët duke shkruar se dëmi më i madh është në qytetin portual të Durrësit.
CNN shkruan: “Të paktën 140 persona janë plagosur nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri”.
Euronews në titull kryesor të lajmit shkruan: “Shqiptarët reagojnë ndaj tërmetit më të fuqishëm në dekadat e fundit”
Tabolidi britanik “Dailymail” shkruan për tre persona të vdekur nga tërmeti i fuqishëm”
Tërmeti është raportuar edhe nga mediat të tjera të huaja, italiane, greke dhe amerikane.