‘Mediat kanë trilluar për mua’ / Prokurori Arjan Ndoja flet nga spitali…

Flet për mediat pas plagosjes prokurori i Durrësit Arjan Ndoja i cili mbeti i plagosur nga një atentat, teksa po udhëtonte me makinë me shoferin e tij Andi Maloku dhe “të fortin e Shijakut” Landi Muharremi.

Prokurori tha se nuk i trembet askujt, ndërsa akuzoi mediat se kanë trilluar histori për të. Sipas tij, atentati ka ardhur si shkak i detyrës si prokuror, pasi pretendon se nuk i ka borxhe askujt.

“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetë për të gjithe ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit si prokuror”, tha Ndoja për “News24”.