Mediet italiane: Strakosha punë e kryer te Arsenali

Foto-Sporti.jpg

Thomas Strakosha është duke u kërkuar nga Arsenali, gjithnjë sipas medieve italiane, transmeton Insporti.com.

Strakosha zhvilloi sezonin e tij më të mirë në karrierë, madje e fitoi Kupën e Italisë me Lazion.

Mediat italiane raportojnë se Arsenali është tejet i interesuar për shërbimet e numrit një të kombëtares shqiptare.

Madje, sipas raportimeve të tyre klubi londinez ka arritur marrëveshje me Strakoshën dhe ka mbetur vetëm marrëveshja me Lazion.

Por për të blerë kartonin e shqiptarit, Arsenal duhet të mposhtë konkurrencën e klubit tjetër anglez, Tottenham, që gjithashtu po ndjek nga afër portierin.

Gjithsesi, italianët e Lazios mund të hyjnë në diskutime për shitjen e 24-vjeçarit vetëm për një shifër që fillon nga 30 milionë euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303