fbpx

Mediu: Po të ishte Dritëroi gjallë do thoshte”Rama i çmendur të gjithë po i çmend!”

fatmirmediu.jpg

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ndaj deklarateve të kryeministrit Edi Rama në adresë të tij.

Për Mediun që të mos shahesh nga Rama duhet të jesh në rreshtin e bandave apo rrjetit të tij të maskarallikut.

Mediu: Rama, ky i marrë që merr në gojë gjithë Shqipërinë më paska qarë hallin se kush merret me Fatmir Mediun.Të mos shajë Rama me “diarenë” e tij të përditshme, duhet të jesh në rreshtin e bandave apo rrjetit të tij të maskarallikut. Unë merrem dhe bashkohem me ata shqiptarë që bënë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s dhe duan që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE, ku shqiptarët me votë të lirë dhe jo bandat e krimit dhe korrupsionit nën urdhrat dhe komandën e Ramës vendosin kë të shesin e të blejnë, dhe e kanë kthyer parlamentin dhe politikën në pazar të gjësë se gjallë.

Ish-deputeti ka zgjedhur poezinë e Dritëroi Agollit për të përshkruar gjendjen në të cilën sipas tij ndodhet Kryeministri.

Mediu: Po përsëris edhe njëherë, nëse Dritëroi do ishte gjallë do ndryshonte poezinë e tij dhe do thoshte. “Ne vendin tim në vendin tënd, Rama i çmendur të gjithë po i çmend”.

Më herët Rama nga Tropoja u shpreh: “Më mirë në fund të ditës që edhe ata që nuk na duan merren gjithë ditën me ne sesa mos të na kishin në hesap fare. Imagjinoni të jesh Fatmir Mediu çfarë sikleti është se nuk të llogarit njeri fare. Ti del dhe flet dhe të gjithë thonë ti akoma, çfarë bën ky”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303