fbpx

Mega-operacioni anti-kanabis, jepen masat e sigurisë për 22 të arrestuarit, Policia shpall në kërkim 1 person, detajet…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Pas 7 muajsh hetime, u finalizuar pak më parë mega-operacioni antikanabis i koduar “Gjergjova”. Ndërkohë është dhënë masa e sigurisë për 22 të arrestuarit, nga këto: 15 masa sigurie “Arrest në burg”, 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”, si dhe është shpallur në kërkim 1 person që nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.

Ditën e sotme u finalizua megaoperacioni “Gjergjova”, i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Qendrore, SHÇBA, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe FNSH, koordinuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut. Si rezultat u bë ekzekutimi i urdhrave të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

L., S. D., A. B., F. B., S. K., E. K., Z. Zh., I. B., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” dhe ”Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”;

D., E. D., A. S., R. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe K. Z., B. Ç., A. D. (punonjës policie), të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Masë sigurimi “Detyrim paraqitjeje” për shtetasit F. D., E. M., I. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Advertisement

Masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: A. B., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe N. N., E. Z. dhe F. L., të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. D., për të cilin Gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nën drejtimin e SPAK-ut vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar pa asnjë hezitim, çdo tentativë për kultivim apo trafikim të lëndëve narkotike, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, çdo tentativë për shpërdorim detyre apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303