Megan Fox habit me look-un e ri

Aktorja dhe modelja seksi, Megan Fox është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë publikon foto mjaft sensuale. Por, së fundmi ajo ka habitur me pamjen e saj më të re.

Disa foto kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale, ku Megan shfaqet bionde. Mësohet se ajo është duke xhiruar filmin e saj më të ri, ku aktorja do të luajë rolin e një korrespondenteje lufte. Megan duket shumë ndryshe me flokët biond dhe me kaçurrela.

Sipas E! News, filmi do bazohet në luftën e Vietnamin me Korenë e Veriut./real-news.tv