Megaoperacioni me 40 të arrestuar, ironia e thellë e Ylli Manjanit

Në lidhje me operacionin e policisë së shtetit që përfundoi me 40 personave në Vorë, Kashar e Farkë ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani shkruan se nuk ka pasur asnjë surprizë, por u bë ashtu siç ishte parashikuar.

“Gjeografia e arrestimeve për pasojat e tërmetit shpjegon shumë qartë moton “Fajin e ka Saliu”.

Shihni me vemendje! Arrestohen në Thumanë e Golem, por jo në Durrës.

Sot arrestohen në Vorë, Kashar e Farkë por jo në Tiranë. Pra në bashkitë e Durrësit dhe Tiranës nuk ra tërmet…! Edhe për tërmetin e fundit, megjithse pas 7 viteve nga qeveria e Tij, prap Ai e ka fajin”, shkruan Manjani.