fbpx

Megaoperacioni/Policia shqiptare jep detajet, ja kush është trafikanti shqiptar që bashkëpunonte me italianët

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs.jpg

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin ndërkombëtar për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Milano, Itali dhe në Shqipëri. Deri tani, gjatë këtij operacioni në Itali janë arrestuar 33 persona. Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mijë euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni policor i koduar “MIRACOLO II” u zhvillua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri , nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe UCI Albania.

Nga Policia e Shtetit u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, Drejtoritë Vendore të Policisë Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Mëngjesin e sotëm u finalizua operacioni i quajtur “MIRACOLO II”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Deri tani, gjatë këtij operacioni në Itali janë arrestuar 33 persona.

Ndërsa në Shqipëri, në kuadër të operacionit “MIRACOLO II”, u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç.

Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të punuar përkrah partnerëve, me qëllim goditjen e krimit të organizuar

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303