Megaskandali sapo u zbulua, Kuvendi miraton tenderin, 2.3 milionë lekë vetëm për një biletë në…

Tenderat herë me garë dhe herë pa garë janë motoja e qeverisë Rama. Aty ku konkurrenca nuk njihet si fjalë dhe fitues shpallen gjithmonë kompanitë me lidhje të afërta me qeverinë apo që janë në zotërim të vetë deputetëve.

Pas shumë tenderave dyshues të bërë publikë, ky i fundit mund të themi që na ka habitur të gjithë! Pas skandaleve të fundit të bërë publikë mbi zyrtarë të lartë të qeverisë e bashkisë, kujtojmë këtu dy rastet e fundit të bujshme të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku një një natë në hotelet e Barcelonës i shkonte 700 euro apo dhe nënkryetarit të bashkisë Arbian Mazniku të cilit një natë i shkonte 900 euro, Kuvendi si institucion nuk preferon të mbetet pas dhe së fundmi ka miratuar një tender me vlerë 2 mln e 300 lekë për bileta në një vend ekzotik.

Ftesa-per-oferte-BILETA-2019-1

JOQ Albania ka verifikuar  të dhënat e prokurimeve publike të ditës së sotme në Agjencinë e Prokurimeve Publike, në të cilën rezulton se, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender për bileta udhëtimi nga Shqipëria në Praia(Cape Verde) ku fitues është shpallur kompania ODISEA TRAVEL & TOURS, një ndër kompanitë e fluturime fituese e shumë tenderave të tjerë qeveritarë me administrator Saimir Tresën. Përveç habisë se çfarë kërkon një delegacion shqiptar në Cape Verde, ishujt afrikanë të cilët janë të njohur vetëm për plazhet ekzotikë dhe se kanë numrin më të vogël të vizitave nga delegacionet, ajo që bie në sy është se fondi limit i tenderit është zero lekë dhe fitues është shpallur kompania që ka paraqitur ofertën.

Nuk dihet ende se cili zyrtar i Kuvendit apo në qoftë vetë Kryetari që do marrë pjesë në këtë delegacion frytdhënës për të ardhmen e popullit shqiptar me vetë paratë e këtij të fundit.