Megaskandali/ Voltana Ademi nxjerr nga konvikti jetimët dhe familjet e pastreha…

Bashkia Shkodër u ka nisur një shkresë familjeve të pastreha dhe jetimëve që janë tek konvikti “Safet Spahia” në katet e sipërme, ku u ka kërkuar të lirojnë ato mjedise për një rikonstruksion dhe të zhvendosen tek konvikti i shkollës “Arben Broci”.

Këto familje dhe jetimet paralajmërojnë kryetaren e bashkisë Voltana Ademi dhe drejtorin e shërbimeve sociale Filip Vila se për asnjë lloj arsyeje s’do të dalin nga aty, ndërsa shprehen të revoltuar se kryebashkiakja nuk i ka pritur në zyrë.

Sipas bashkisë Shkodër në një reagim arsyeja e kësaj zhvendosje është për shkak të rikonstruktimit të thelluar të katit të dytë dhe të tretë të konviktit dhe se tek konvikti i shkollës “Arben Broci” do kenë kushte më të mira dhe se do kenë mbështetjen e bashkisë ndërsa të gjithë sipas bashkisë janë njoftuar për këtë lëvizje sepse rikonstruksioni tek “Safet Spahia” është mëse i domosdoshëm.

Por vetë familjet e prekura nga rikonstruksioni thonë se nuk pranojnë të lëvizin nga konvikti “Arben Broci”, pasi aty nuk ka as kushtet minimale për jetesë. Ditën e nesërme është afati i fundit për lirimin e konviktit për rikonstruksion, por vetë kjo kategori të pastrehësh thonë se nuk do largohen me çdo kusht nga aty.