fbpx

Meghan dhe Harry në pritje të fëmijës së dytë? Gjesti i dukeshës tregon gjithçka

meghan.png

Prej dy ditësh rrjeti po zien për shkak se mendohet se Meghan Markle dhe Princi Harry janë në pritje të një fëmije të dytë. Këto lajme filluan të qarkullonin kur gjatë një bisede me disa familje ushtarakësh, ku ishte i pranishëm së bashku me Meghan-in, Harry u tregua shumë i interesuar për të mësuar si ishte të kishe dy fëmijë për t’u kujdesur. Kjo tregon se çifti mbretëror i ka idetë e qarta për sa i përket zgjerimit të familjes.

Jo vetëm kaq! Gjatë festivalit të “Remembrance Day”, Meghan u fotografua me dorën te barku, gjest që ajo e bënte gjatë gjithë kohës kur ishte shtatzënë me Archie-n. Askujt nuk i shpëtoi ky çast dhe kaq u desh që të gjithë të fillojnë të aludojnë se bebi numër 2 është rrugës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303