fbpx

Meghan feston 39-vjetorin, urimi i Mbretëreshës Elizabeth tërheq vëmendje

Meghan Markle feston 39-vjetorin e saj larg familjes mbretërore.

Megjithatë urimi i Mbretëreshës nuk ka munguar.

Profili zyrtar i familjes mbretërore publikoi në ‘Instagram‘ këtë mëngjes një fotografi të mbretëreshes dhe Meghan Markle në eventin e tyre të parë të përbashkët mbretëror duke shkruar:

“I urojmë dukeshës së Sussex gëzuar ditëlindjen”.

Kate dhe William gjithashtu publikuan një foto të Meghan duke e quajtur atë dukeshën e Sussex me po të njëjtin urim.

Nuk dihet ende reagimi i Markle pas këtyre urimeve, megjithatë raporti i saj me familjen mbretërore ka qenë tejet i komplikuar.