fbpx

Meghan, gruaja që po shkatërron Familjen Mbretërore

Meghan Markle u fotografua këtë të hënë e qeshur dhe e lumtur, ndërsa shëtiste me djalin e saj dhe dy qentë, në Vankuver.

Ajo është kthyer në emrin më të përmendur këto ditë, në të gjithë mediat botërore.

Kjo, për shkak të ndikimit të saj tek i shoqi, princ Harry, për t’u tërhequr nga Familja mbretërore dhe për të jetuar në Kanada.

Ish-aktorja është kthyer në personazhin kryesor mediatik, dhe duket se ky ka qenë qëllimi kryesor i saj, pasi në fronin mbretëror, si ajo, si i shoqi nuk do të hipnin kurrë, për shkak të vëllait më të madh të princ Harry.

Vendimi i këtyre të fundit për të hequr dorë nga Familja mbretërore ka irrituar jo vetëm këtë të fundit, por shumë britanikë.

Madje, edhe babai i Meghan Markel, Thomas, është shprehur kundër së bijës, duke thënë se ajo është duke shkatërruar Familjen mbretërore.

“Po flasim për njërin prej institucioneve më jetëgjata që ekziston. Ata po e shkatërrojnë, po e bëjnë të duket i dobët, i lëkundshëm.. Nuk duhet ta bënin një gjë të tillë“, është shprehur ai.

“Të gjitha vajzat ëndërrojnë të bëhen princesha, dhe ajo, tani që e arriti, po e hedh tutje“, ka shtuar ai.

Thomas nuk shkon mirë me të bijën, pasi ajo nuk e ftoi as në dasëm, por ato që ka thënë ai, i mendojnë shumë britanikë.

Meghan do të mbahet mend në histori, si gruaja që përçau Familjen mbretërore.