fbpx

Meghan Markle-it i ka kushtuar 300 mijë dollarë ‘Baby shower-i’?

t-Meghan-Markle-Babyshower.jpg

Meghan Markle duket se e ka marrë seriozisht gjyqin kundër mediave që kanë shpikur lajme për jetën e saj private. Në dokumentet e siguruara nga “E! News” dukesha dhe avokatët e saj pretendojnë se “The Daily Mail” dhe “Mail on Sunday” kanë fabrikuar histori për Meghan për të portretizuar negativisht mënyrën e saj të jetesës. Dukesha dhe avokatët e saj thonë se mediat në fjalë kanë gënjyer për rinovimin që është bërë në shtëpinë e tyre në Frogmore.

Gazetat shkruanin se ajo dhe Princi Harry kishin instaluar një vaskë prej bakri prej 5000 paund, 500 mijë paund të tjerë në izolimin e shtëpisë nga zhurmat, ndërtuan një studio yoga dhe një fushë tenisi. Në letrat e gjykatës dukesha dhe ekipi i saj pretendojnë se të gjithë artikujt e lartpërmendur nuk ekzistojnë dhe janë plotësisht të pavërtetë. Gjithashtu sipas Meghan mediat kanë lënë jashtë pjesët kryesore të letrës që ajo kishte shkruar për babain e saj, si pjesë e misionit të tyre për ta portretizuar atë si një njeri negativ. Dukesha nuk është dakord as me shumën prej 300 mijë dollarësh që thuhet se është shpenzuar për ‘baby shower-in’.

Avokatët e Markle kanë deklaruar se ‘baby showeri’ ka kushtuar shumë më pak se 300 mijë dollarë dhe se në të vërtetë atë e organizoi një mikeshë e Meghan. Kjo çështje juridike është duke u financuar nga Meghan dhe Harry dhe të ardhurat që mund të fitohen nga dëmet do të dhurohen në ndonjë shoqatë bamirësie kundër bullizmit

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303