Meghan Markle , ‘ogur i zi’ për shoqen?

yy-1.jpg

Dukesha e Sussex, Meghan Markle fluturoi drejt New York-ut për të qenë e pranishme dhe për të mbështetur mikeshën e saj, Serena Williams gjatë ndeshjes për US Open. Ky veprim i dukeshës jo vetëm që nuk u vlerësua nga njerëzit, por ata e cilësuan Meghan-in si shkaktaren e humbjes së tenistes.

via GIPHY

Serena nuk e fitoi ndeshjen dhe njerëzit online filluan të reagonin duke u shprehur se Meghan është ters për mikeshën e saj.

Kjo për shkak se të dyja herët që Meghan ka qenë e pranishme në ndeshjet e Serena-s, tenistja ka humbur.

 

 “E dashur Meghan Markle, të lutemi mjaft shkove në ndeshjet finale të Serena-s. Ti je ters. Firmosur nga fansat që nuk janë miq të saj”, -thuhej në një postim në Twitter, i cili u ndoq edhe nga dhjetra të tjerë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303