Meghan Markle thyen sërish protokollin mbretëror

Çdo familje apo person i radhës mbretërore ka stilin e vet, dhe stili i Meghan Markle ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes.

Në pagëzimin e Archie, look-u i Meghan nuk ishte ndryshe nga herët e tjera: ajo kishte veshur një fustan të mrekullueshëm me mëngë të gjata, të bardhë, nga Dior, dhe një kapelë që i shkonte shumë për shtat, shoqëruar edhe me një palë vathë Cartier.

Veshja nuk ishte e ngjashme me ngjyrën e kaltër që Kate Middleton kishte në pagëzimin e fëmijës së parë, por gjithnjë Meghan gjen mënyra për të përzier gjërat që ndodhin në Windsor Castle, veçanërisht nëse ato i përkasin modës.

Middleton, zakonisht ka ndjekur kodin mbretëror dhe ka vendosur të vishet nga dizajnerë britanikë, që nga dita e dasmës me Uilliam, në vitin 2011. Në mënyrë të veçantë, ajo zgjedh Alexander McQueen, dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe për pagëzimet e tre fëmijëve të saj.

Pasi Markle kishte veshur një fustan nga artisti australian Karen Gee, faqja e internetit e dizajnerit u çakordua. Edhe pasi Markle doli me një fustan të bardhë pardesy doli pas lindjes së djalit, dizenjuar nga Grace Wales Bonner, rrjeti pësoi po ashtu tronditje. Fustani ishte dizenjuar nga Grace Wales Bonner, një stiliste e profilit të ulët britanik, madje e njohur më së shumti për veshjet e grave me ngjyrë.

Dior, qendra franceze e modës, që kohët e fundit bashkëpunoi me Bonner, është një markë me shumë rëndësi kur është fjala edhe për Meghan. Maria Grazia Chiuri, drejtore e parë kreativ, në vitin 2016, i dha markës një drejtim progresiv dhe të fokusuar te feminizmi – me pak ndihmë edhe nga Markle, e cila ka qenë përherë fanse e kësaj marke.

Po kështu, edhe Daniel Martin, grimieri i Markle, është ambasador i markës Dior. “Ajo ka qenë gjithmonë e prirur për të krijuar stilin e saj unik”,- tha Martin duke iu referuar Meghan. “Çdo gjë që vesh, ajo e zgjedh vetë.”

Këto janë arsye të mjaftueshme për të kuptuar pse Meghan bën zgjedhje të ndryshme nga zonjat e tjera të oborrit mbretëror.

Dhe nga ana tjetër, Archie mban stilin klasik: pinjolli i fundit i mbretërisë veshi një kopje të fustanit të pagëzimit të familjes, që daton nga pagëzimi i Mbretëreshës Viktoria, në 1841.