Meghan, një Dukeshë e vështirë për të punuar me të?

Meghan Markle do të humbasë bashkëpunëtoren e dytë, sekretaren private Samantha, e cila njoftoi se do të largohet pasi fëmija mbretëror të lindë, duke shtuar kështu thashethemet rreth Dukeshës.

Samantha Cohen, 50 vjeç, është një anëtare kyçe e stafit të Kensington Palace të Meghan dhe largimi i saj do të nxisë zërat se është vështirë të punosh me dukeshën Meghan.

Cohen është cilësuar si “Pantera Samanta” dhe ishte gjithashtu një nga ndihmësit më të besuara të Mbretëreshës. Ajo ka shërbyer si sekretare e komunikimit dhe ka kaluar 17 vjet duke punuar për familjen mbretërore.

Thuhet se Duka dhe dukesha kanë kërkuar që ajo të qëndrojë por burime pranë familjes mbretërore kanë bërë me dije se Cohen ka refuzuar dhe do të largohet në vitin 2019.

Cohen, 49 vjeç, ka qenë një ndihmëse e besueshme e familjes mbretërore për 17 vjet, dhe ka qenë “thellësisht e angazhuar për t’i shërbyer monarkisë” dhe iu dha detyra e përgatitjes së Meghan për jetën e saj si Dukeshë më parë këtë vit.

Ndihmësja personale e Meghanit Melissa Touabti gjithashtu u largua, vetëm gjashtë muaj pas dasmës mbretërore në Kështjellën Windsor në maj.

Cohen do të shkojë nga Buckingham Palace në Kensington Palace, ku do të kalojë gjashtë muaj me Dukeshën e re të Sussex para se të lërë detyrën e saj.

Lër një koment