fbpx

Mehdi Malkaj emocionon protestuesit, me vargjet e Naim Frashërit

Aktori i madh i teatrit shqiptar, Mehdi Malkaj, në fjalën e tij në protestën që po zhvillohet në këto momente, i cili shtroi një pyetje retorike në lidhje me qeverinë aktuale.

Ai gjithashtu recitoi edhe katër vargje të poemës së njohur të Naim Frashrit, “Ti Shqipëri më jep nder”.

“Dua të përshëndes kolegët tanë në Kosovë. Dua të përshëndes Teatrin “Migjeni” në Shkodër, i vetmi në Shqipëri. Kemi edhe teatrot e tjerë se pse janë të urtë dhe të heshtur. Më thonë dhe teatrin e Durrësit, po edhe teatri i Durrësit. Dua të pyes, në qoftë se kjo quhet demokraci, atëherë çfarë mund të themi për diktaturën?!

Ti Shqipëri më jep nder

Më jep emrin shqiptar

Zemrën ti ma gatove

Plot me dëshirë e me zjarr

“Këta dronët janë shtuar më shumë se dallëndyshet”, ironizoi Malkaj.