Mehmeti kërkon përforcime në tre repartet, Da Silva nuk ka firmosur, Alban Hoxha ende pa rinovuar

mehmeti-2-e1643190962820-770x418.jpg

Partizani po vijon me ritëm seancat stërvitore në Slloveni. Të kuqtë fituan edhe ndeshjen e parë miqësore kundër një rivali të forta si Mura, ku ra në sy grinta dhe dëshira e futbollistëve për të bërë mirë dhe erdhi përmbysja 1-2.

Trajneri Mehmeti ishte i kënaqur edhe nga lojtarët që erdhën së fundmi në ekip, sidomos me Telushin dhe Hotin, ndërsa Romero është pak mbrapa me përgatitjet. Numri një i stolit të Partizanit kërkon që në të tre repartet të ndërhyhet në merkato, sidomos në mbrojtje, kryesisht në krahun e majtë.

Sipas Mehmetit, një ekip pretendent duhet të ketë të gjitha rolet në fusha të dubluara, përveçse konkurrenca rrit edhe cilësinë. Trajneri i Partizanit ka konfirmuar se nuk është rinovuar ende me portierin Alban Hoxha, ndërsa Da Silva nuk ka firmosur me të kuqtë, edhe pse flitet se akordi është arritur.

Ndërkohë, më 22 qershor, në orën 18:00, Partizani do të masë forcat me ekipin e Ligës së Dytë sllovene, Jadran Dekani, ndërsa testi i fundit do të jetë përballë Mariborit, kampionit në fuqi të Sllovenisë, më 29 qershor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303