28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Meksika i kërkon SHBA detaje për planin për emigrantët

spot_img

Qeveria e Meksikës tha të premten se donte më shumë detaje nga Shtetet e Bashkuara mbi planin e saj për të dërguar emigrantë në Meksikë, ndërsa kërkesat e tyre për azil po përpunohen dhe u zotua të mos i deportojë njerëzit që kërkojnë strehim.

Të enjten, Meksika tha se kishte rënë dakord për arsye humanitare për të pranuar disa emigrantë jo-meksikan të dërguar nga Shtetet e Bashkuara për të pritur në Meksikë, ndërsa kërkesat e tyre për azil po përpunohen.

Megjithatë, shumë pyetje mbeten pa përgjigje se si Meksika do të strehojë mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore.

Marrëveshja u konsiderua gjerësisht si një lëshim nga presidenti i ri i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador ndaj homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili ka kërcënuar të mbyllë kufirin mes Meksikës dhe SHBA nëse rrjedha e emigrantëve nuk kufizohet.

I pyetur në një konferencë për shtyp se pse Meksika dukej se po i jep Trump-it atë që dëshiron, ministri i jashtëm Marcelo Ebrard tha se Meksika do të marrë një vendim të hënën përsa i përket qëndrimit të saj, pasi të kishte më shumë informacion.

“Sot, do t’u kërkoj autoriteteve të SHBA-ve të na japin shumë detaje,” tha Ebrard, duke vënë në dukje se fati i emigrantëve tashmë brenda Shteteve të Bashkuara do të varet nga ligji i SHBA. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat