fbpx

Meksikë, rritet bilanci i viktimave

meksika.jpg

Shpërthimi i një tubacioni gazi në Meksikë e ka ccuar numrin e viktimave në 73, ndërsa 74 persona të tjerë janë plagosur.

Guvernatori i shtetit Hidalgo, ku ka ndodhur shpërthimi tha se edhe pesë trupa të pajetë janë gjetur në vendngjarje.

Shpërthimi ka ndodhur pas rrjedhjes së karburantit nga tubacioni i gazit. Qindra persona, përfshirë fëmijë, kishin dalë në vendin ku kishte filluar rrjedhja e karburantit në mënyrë që ta vjedhin atë, pak para se të ndodhte shpërthimi.

Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, Alejandro Gertz Manero tha se hetuesit janë duke hetuar se çfarë shkaktoi shpërthimin./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303