Melanie na jep zgjidhje se çfarë të veshim për Krishtlindje

melania.jpg

Zonja e Shtëpisë së Bardhë, Melanie Trump gjithmonë ka guxuar me stilin e saj të veshjes.

Falë linjave të saj të rregullta, ajo ka qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes me veshjet e saj elegante, me ngjyra të guximshme ku dhe her pas here është komentuar se shumë prej tyre ajo i vesh me qëllim për të treguar diçka apo për të përcjellë ndonjë mesazh.

Kur vjen fjala për fustanet ajo nuk gabon.

Në eventin e fundit të Ballos së Kongresit me rastin e festave të fundvitit, Melanie i la të gjithë gojëhapur me fustanin e saj të bardhë vezullues e të shëndritshëm.

Fustani i bardhë i përket koleksionit të pranverës të vitit 2018 nga marka e njohur e modës Celine.

Sipas Melanie, ngjyra e bardhë në këtë prag festash tërheq vërtet vëmendje dhe mund të themi që qenka një super zgjidhje.

Një model i thjeshtë, elegant, mjafton t’ia tregoni rrobaqepëses tuaj dhe ju do të shkëlqeni si Melanie./real-news.tv/

Burimi:Glamour

scroll to top