Melanie Trump, me çantën më të shtrenjtë në botë

melanie.jpg

Zonja e Shtëpisë së Bardhë, Melianie Trump mban çantën më të shtrenjtë në botë. Gjatë një takimi zyrtar në SHBA, Melania është parë duke mbajtur një çantë të markës “Hermes Birkin”, që cilësohet si marka më e shtrenjtë në botë. Çantat “Birkin” morën emrin prej aktores dhe këngëtares, Jane Birkin, ndërsa tani konsiderohen si ndër më luksozet në gjithë botën.

Çanta që mbante në dorë Melani sipas mediave të huaja kushton mijëra paund. Çantat më të lira të “Birkin” kushtojnë 14 mijë £, kurse të tjera arrijnë deri në qindra mijëra paund.

Në fakt, çanta më e shtrenjtë e Birkin e shitur ndonjëherë, e quajtur “Birkin Himalaya e Bardhë”, u shit për 28.740.399 paund. Ajo u bë nga krokodili Niloticus dhe kishte më shumë se 240 diamante në pjesën e saj prej ari 18 karat. Çanta e Melanisë përbëhet nga lëkurë krokodili të zezë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303