fbpx

Melisa ka disa fjalë për Arjanin pas daljes nga Për’Puthen

melisa-dhe-arjani.jpg

Pas largimit nga Për’Puthen Melisa ka shprehur disa fjalë në veçanti për opinionistin Arjan Konomi.

Melisa e ka falenderuar publikisht Arjanin për çdo kritikë dhe uron që shoqëria mes tyre të vazhdojë edhe përtej programit.

“Arjan siç e the dhe vetë dje në të dy e kemi nisur me debat, por jam e lumtur që gëzoj një vlerësim nga ana jote dhe po të njëjtin vlerësim ke dhe nga ana ime. Të falenderoj për çdo kritikë dhe për çdo fjalë të mirë të thënë nga ana jote dhe ndjesë nëse në ndonjë moment edhe unë e kam ngritur zërin. Programi na njohu bashkë, por kjo nuk do të thotë që do të ndalet kjo shoqëri vetëm se rrugëtimi im aty përfundoi”, shkruan Melisa përkrah një fotografie me opinionistin.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303