fbpx

Mema drejt largimit, Tirana stërvitet pa trajner

tirana-pa-trajner.jpg

Humbja 3 me 1 në Ballsh mund të vulosë largimin e trajnerit Ardian Mema nga Tirana. Pakënaqësitë e klubit ishin bërë publike prej fillimit të muajit tetor, kur bardheblutë barazuan në fushën e Flamurtarit.

Aty, Presidenti Refik Halili u shpreh i hapur për dorëheqjen e trajnerit. Tani, drejtuesi i klubit duket i bindur: ndryshimi në stol është i paevitueshëm.

E ndërsa Halili diskutonte me Memën divorcin e mundshëm, ekipi bardheblu zhvilloi stërvitjen i drejtuar nga pjesëtarët e stafit teknik Erjon Xhafa dhe Emanuel Egbo.

Pas humbjes së tretë në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe faktit që Tirana nuk është në krye të renditjes, fati i Ardian Memës duket i vendosur. Ngërçi lidhet me modalitetet e largimit.

Trajneri pret shkarkimin dhe shlyerjen e detyrimeve kontraktuale, ndërsa klubi shpreson që ndarja të realizohet pa shpenzime financiare, duke i kërkuar dorëheqjen nga detyra.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303