Menaxheri i Eriksen në Londër, danezi pranë kalimit te Interi

Pas takimit me Giuseppe Marottën dhe Piero Ausilion në Milano, Martion Schoots, menaxheri i mesfushorit danez Christian Eriksen ka udhëtuar drejt Londrës, për të diskutuar me futbollistin dhe drejtuesit e Tottenhamit, mbi mundësinë e transferimit në te Interi.

Akordi mes zikaltërve dhe menaxherit të lojatrëve është arritur për shifrën e 10 milionë eurove neto në sezon, ndërsa sipas mediave pranë klubit milanez, tani mbetet për t’u parë nëse kontrata do të hyjë në fuqi në qershor apo vetëm në verë.

Kontrata e Eriksen me Tottenham skadon në muajin qershor dhe drejtuesit e Tottenham po shtyjnë që ta largojnë që në janar, për të përfituar sadopak nga kartoni i tij, ndërsa janë shprehur të gatshëm të heqin dorë menjëherë për shifrën e 20 milionë eurove.

Nga ana tjetër Marotta është treguar i prerë se nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 15 milionë euro për ta marrë mesfushorin që në janar, ndërsa tani mbetet që Schoots të takohet me Daniel Levyn për të marrë vendimin final.

Edhe mediat angleze janë shprehur thuajse të sigurta për arritjen e një marrëveshjeje, duke qenë se për momentin zikaltrit janë klubi i vetëm që ka avancuar bisedimet me Eriksen dhe se Tottenham nuk ka ndërmend të humbasë futbollistin me parametra zero verën e ardhshme.